Paçarada zverdhet në barazim

Futboll

Paçarada zverdhet në barazim

Nga: K. G. Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 16:49
Paçarada zverdhet në barazim

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e Sandhausenit, nuk patën fat! Sandhausen si vendas barazoi me rezultat 2:2 me Regensburgun.  Për vendasit shënuan Wooten (20’) pas asistimit të Paçaradës dhe Forster (45’), si dhe për Regenburgun realizoi Adamyan (16’ e 90+4’). Paçarada u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë përkatësisht në minutën e 26-të.   Reprezentuesi i Kosovës me ekipin e tij ishin shumë afër fitores, por në çastet e fundit pësuan gol, kësisoj mbeten të kënaqen me vetëm një pikë. Pas 17 jave në Bundesliga II, Sandhausen renditet në vend të 16-të me 12 pikë, kurse Regensburg është i nënti me 23.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat