Babai ndahet nga jeta në stadium!

Futboll

Babai ndahet nga jeta në stadium!

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 17:14
Christian Gentner

Duhet të ishte një festë e vërtetë për të gjithë, por nuk rezultoi aspak kështu. Shtutgarti mposhti 2:1 Herthan e Berlinit të shtunën pasdite duke iu larguar zonës së rënies nga kategoria, por në fund lotët e gëzimit u kthyen në lot hidhirimi, me festën që u kthye në dramë.

Një lajm i rëndë ka befasuar ekipin dhe sidomos Christian Gentner. Babai i kapitenit 33-vjeçar, Herbert Gentner, ka humbur jetën si pasojë e një infarkti. Ai ka qenë i pranishëm në stadium, por zemra e tij nuk ka duruar më. Lajmi është dhënë nga klubi i Shtutgartit, që ka komentuar shkurt ngjarjen e dhimbshme: “Pas përfundimit të ndeshjes me Hertën, kemi humbur Herbert Gentner. Klubi ndodhet pranë familjes në këto momente të vështira.”

Lojtari ishte lajmëruar për problemet e shfaqura nga i ati, një mjek shkoi në tribunën VIP për ta shpëtuar, por pa ia dalë dot mbanë. Lojtarët e Shtutgartit u larguan pas ndeshjes pa dhënë asnjë deklaratë dhe trishtimi në fytyrat e tyre dallohej lehtësisht. Duhej të ishte një e shtunë festive, por u kthye në një moment dhimbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat