Flladitu Mourinho flladitu, Xherdan Shaqiri është bir Kosove! Në Serbi të habitur!

Futboll

Flladitu Mourinho flladitu, Xherdan Shaqiri është bir Kosove! Në Serbi të habitur!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 19:51
Flladitu Mourinho flladitu, Xherdan Shaqiri është bir Kosove! Në Serbi të habitur!

Xherdan Shaqiri është kryefjala jo vetëm në Angli! Shaqiri me dy golat e tij e mundi me 3:1 Manchester Utd. Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, reprezentues i Zvicrës, është për notë dhjetë, i cili me golat e tij i siguroi fitoren e madhe LIverpoolit, në derbin e madh anglez. Jose Mourinho përjetoi goditje të rëndë.

Thjeshtë, flladitu Mourinho flladitu, Shaqiri është bir Kosove. E dyta, edhe në Serbi janë të habitur nga futbollisti shqiptar.

Portali serb ‘Kurir’ e ka në titull, shqiptari e mund Manchester Utd dhe janë në kreun e tabelës. Shaqiri, pa dyshim ka qenë si raketë, për 20 minuta demoloi ‘Djajtë e Kuq’. "Sportski Zurnal" shkruan, Shaqiri shkatërroi Manchester Utd. Kështu që edhe mediat serbe janë të çuditur nga Shaqiri, të cilin e urrejnë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat