Mourinho shumë xheloz, i quan me fat golat e Shaqirit

Futboll

Mourinho shumë xheloz, i quan me fat golat e Shaqirit

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 20:09
Pamje nga ndeshja

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka analizuar humbjen e pësuar kundër Liverpool në një intervistë të dhënë pas takimit për “Sky Sports”:

“Liverpool është një skuadër e fortë, por është e vështirë të pësosh  dy gola në momentin që i pësuam dhe për mënyrën si u realizuan”, ka thënë portugezi.

“20 minutat e para kanë qenë më të vështirat për ne. Nuk mund të përballonim ritmin e tyre fantastik, por më pas kemi qenë të qetë dhe kemi kontrolluar situatën”.

“Ishin dy gola të lehtë për Shaqirin dhe nuk mund të shmangeshin për shkak të devijimeve. Nëse flet për fat, duhet të flasësh për golin e dytë dhe të tretë”, ka shtuar Mou.

I pyetur nëse mund ta rregullojë situatën, ai ka thënë: “Çfarë do të thuash me rregullim? Të fitojmë titullin? Natyrisht që nuk e fitojmë dot. Por mund të dalim në vendin e katërt”.

I pyetur nëse lojtarët po luajnë për të: “Po thua se lojtarët e mi nuk janë të ndershëm? Besoj se janë shumë të ndershëm. Ju besoni se janë të pandershëm. Lojtarët japin maksimumin çdo ditë, çdo minutë. Nëse nuk e bëjnë, atëherë mund t’i quash të pandershëm”.

“Lojtarët dhanë gjithçka në fushën e lojës, por nuk mund të përballojmë intensitetin dhe lojën fizike të Liverpool-it. Pavarësisht nga kjo, ishim në lojë deri në momentin që pësuam golin e tretë”, ka përfunduar Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat