Pamje me plotë të qeshura, kur Shaqiri pranon çmimin si ‘Lojtari i Ndeshjes’

Futboll

Pamje me plotë të qeshura, kur Shaqiri pranon çmimin si ‘Lojtari i Ndeshjes’

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 20:24
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ishte vendimtar në fitoren e Liverpool 3 me 1 ndaj Manchester United. 

Dhe pa asnjë dyshim, ishte pikërisht zviceriani ai që fitoi çmimin e ‘Lojtarit më të mirë të ndeshjes’, transmeton Periskopi.

Këtë çmim ai e mori nga duart e legjendës Jamie Carragher, i cili edhe tha një batutë interesante.

Legjenda angleze i tha Shaqirit se “Gary Neville ishte këtu por nuk donte që ta jepte ai çmimin”, dhe më pas plasi e qeshura.

Kujtojmë se Neville ishte një nga kritikuesit e mëdhenjë të yllit të Liverpool, derisa shkoi deri në atë pikë sa e quajti ‘dembel’ futbollistin nga Zhegra.

Shaqiri filloi të qeshtë, ndërsa mori në duar çmimin e parë këtë sezon.

"@GNev2 was going to give it to you but he didn't want to come down and face you." ?

A bit of mischief from @Carra23 as he presents @XS_11official with his Man of the Match award! ?

Watch live reaction to @LFC's win on Sky Sports PL now or follow: https://t.co/YwmHFU1OHx pic.twitter.com/iQoruDdd7r

— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) December 16, 2018
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat