A është kjo dëshmi se Mourinhos i ka ardhur fundi?

Futboll

A është kjo dëshmi se Mourinhos i ka ardhur fundi?

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 20:43
Jose Mourinho

Jose Mourinho duket se i ka ditët e numëruara në Manchester United.

Përkundër faktit se duket se e ka mbështetjen e klubit, statistikat e skuadrës së portugezit këtë sezonin janë për të ardhur keq.

Mourinho, që pas humbjes nga Liverpooli deklaroi se ekipi i tij tashmë e ka të pamundur titullin, por se gjasat i ka për t’u kualifikuar në top 4-she.

Por, përfundimi në top 6 është i sigurt, sipas Mourinhos.

Këtë sezon, skuadra e portugezit ka pësuar pesë humbje, derisa ka 7 fitore dhe 5 barazime.

Golaverazhi i Manchester United është 0 (me 29 gola të shënuar dhe 29 të pësuar), por edhe më shqetësuar është fakti se ‘Djajtë e Kuq’ ende nuk kanë fituar ndaj një ekip të ‘Top 5’ këtë sezon.

United, që nuk bën pjesë në këtë top 5-she, ndaj pesëshes së parë (Liverpoolit, Cityt, Tottenhamit, Chelseat e Arsenalit) këtë sezon nuk e ka asnjë fitore (3 humbje dhe 2 barazime në 5 ndeshje), kurse ka bilanc tejet negativ të 14 golave të pësuar dhe vetëm 6 golave të shënuar.

Më poshtë keni statistikat e portugezit me Manchester Unitedin këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat