Klopp: Fabinho ka qenë i jashtëzakonshëm

Futboll

Klopp: Fabinho ka qenë i jashtëzakonshëm

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 09:02
Fabinho

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e ka vlerësuar mesfushorin Fabinho pas një paraqitje brilante të tij kundër Manchester Unitedit të dielën.

Liverpooli e mposhti Unitedin 3-1 në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë me dy golat vendimtar të Xherdan Shaqirit.

“Ai ishte i jashtëzakonshëm. Absolutisht i jashtëzakonshëm”, tha Klopp për Fabinhon.

“Fabinho luajti në nivelet më të larta, kjo është e vërtetë”.

Me këtë fitore Liverpooli mori kreun e tabelës me 45 pikë, një më shumë se Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat