E pabesueshme por e vërtetë, Coutinho transferohet tek Manchester United

Futboll

E pabesueshme por e vërtetë, Coutinho transferohet tek Manchester United

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 11:53
Coutinho

Lojtari Barcelonës, Philippe Coutinho, është pranë largimit nga La Liga për t’u rikthyer në Premier League shumë shpejt.

Lojtari i krahut të Barcelonës bëri një lëvizje ëndrrash në fillim të këtij viti drejt “Camp Nou-s”, me një shifër 142 milionë paund, e cila u rëndit e dytë në rekordet e blerjeve më të shtrenjta. Por, ish-sulmuesi i Liverpool-it ka dështuar në justifikimin e çmimit të tij dhe veçanërisht kualiteteve që mban.

Edhe pse Coutinho ka pasur momente shumë të mira në Camp Nou duke rrëmbyer edhe tre trofe, Ernesto Valverde ka hasur vështirësi në gjetjen e një vendi konstant për të në formacion si titullar.

Duke u nisur nga kjo, “Express UK” ka raportuar se braziliani dëshiron rikthimin në Premier League. Manchester United po e pret me krahë hapur. Liverpool, PSG dhe Napoli mendohen të jenë kandidatët e tjerë, duke mos harruar as Bayern-in dhe Dortmund-in që kanë një sy drejt tij.

Por edhe një rikthim në Seria A mund të jetë i mundshëm edhe pse Inter-i nuk është më një destinacion i preferuar për të.

Emri i papritur në listë është Manchester United, i cili mban edhe koeficientin më të lartë për nënshkrimin, i vlerësuar 6/1. Një ribashkim me Kop në Anfield është vlerësuar më koeficientin 8/1 ndërsa shanset më të ulta janë për një transferim në Bundesligë me koeficientet përkatës Bayern (12/1) ndërsa Dortmund (16/1).

Nga informacione të mëparshme “Express UK” konsiderohet një burim i besueshëm , kështu që mundësia që Philippe Coutinho të bëjë një lëvizje se shpejti është e lartë. Barcelona nuk do të jetë e lumtur nga kjo lëvizje, por nga njëra anë Ernesto Valverde do të këtë mundësinë të fillojë me “pastrimin” e shumës së pagave nëse kjo do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat