Përballja ndaj Bayern Munich, Klopp bën deklaratë të papritur

Futboll

Përballja ndaj Bayern Munich, Klopp bën deklaratë të papritur

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 14:53
Jurgen Klopp

Liverpool do të përballet me Bayern Munich në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Jurgen Klopp ka komentuar përballjen me Bayern Munich, duke thënë se nuk do të jetë aspak lehtë.

“Vështirë. Short i mirë. Ishte e qartë se do të ishte e vështirë.”, tha fillimisht trajneri gjerman.

“Për mua është mirë që të shkoj në Gjermani. Ky është thjeshtë shorti.

“Ne kemi kohë të mjaftueshme për të përgatitur ndeshjen, kemi shumë kohë përpara dhe shpresojmë që do t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion deri atëherë.

“Do të jetë vështirë, por do të shohim përpara.”, ka përfunduar Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat