Simeone premton që një ditë do të bëhet trajner i Interit

Futboll

Simeone premton që një ditë do të bëhet trajner i Interit

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 15:07
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madrid ka folur rreth së ardhmes së tij.

Diego Simeone shpesh e ka përsëritur faktin se është shumë i lidhur me Interin dhe se një ditë dëshiron që të ulet në stolin e zikaltërve.

Në një intervistë, Simeone ka lëshuar sërish një deklaratë që duket si një mesazh i qartë në lidhje me të ardhmen e tij drejt klubit milanez.

“Sigurisht që një ditë do të ndodhë. Mungon një datë fikse sigurisht sepse unë kam ende edhe një vit kontratë me Atleticon”, tha Simeone. “Gjithsesi këtë që po them në këto momente e kam shprehur gjithmonë, ndaj nuk e shoh të arsyeshme të shtoj edhe diçka tjetër”.

Momentalisht drejtuesit e Atleticos po punojnë që të rinovojnë kontratën Simeones. Një marrëveshje nga e cila trajneri pritet të përfitojë një pagë shumë herë më të lartë nga aktualja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat