Ofertë marramendëse nga Kina për Malcom

Futboll

Ofertë marramendëse nga Kina për Malcom

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 15:17
Malcom

Barcelona ka pranuar një ofertë të majme për futbollistin brazilian.

Shtohen zërat për largimin e Malcom nga Barcelona në afatin kalimtar të dimrit.

Sulmuesi brazilian i cili aktualisht është i lënduar, nuk luan rregullisht dhe që nga starti i sezonit ka qëndruar në fushë vetëm 296 minuta në të gjitha kompeticionet, shumë pak për një lojtar që u ble 40 milionë euro.

Duke parë situatën, Malcom mund të pranojë një ofertë konkrete që ka ardhur nga Kina për katalanasit dhe që ofrojnë deri në 65 milionë euro për kartonin e tij por dhe një pagë tepër të lartë për lojtarin brazilian.

Sigurisht se Barcelona do ta analizojë mirë këtë ofertë para se të vendosë nëse do ta shesë futbollistin që e ka transferuar vetëm pak muaj më parë nga Bordeaux. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat