Man Unitedin e pret tmerri në periudhën shkurt-mars

Futboll

Man Unitedin e pret tmerri në periudhën shkurt-mars

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 17:33
Jose Mourinho

Sot, në Nyon të Zvicrës, u mbajt shorti i 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve dhe një nga ndeshjet më interesante të kësaj fazë do të jetë ajo mes Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germainit.

Skuadra e Jose Mourinhos do të tentojë ta dëshmojë veten në këtë garë evropiane kundër një prej skuadrave më të mira në kontinent, edhe pse do ta ketë mjaft të vështirë pasi që edhe në ligë e presin disa ndeshje mjaft të vështira në atë kohë.

Disa minuta pasi u mbajt shorti, u konfirmua se Manchester Unitedi do ta presë PSG-në për ndeshjen e parë në Old Trafford më 12 shkurt, ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet në Parc des Princes më 6 mars.

Kjo do të thotë se brenda pak më shumë se një muaji, “Djajtë e kuq” do të përballen me PSG-në, Arsenalin, Manchester Cityt dhe Liverpoolin. Këto ndeshje do të fillojnë më 12 shkurt, kur është ndeshja e parë kundër klubit francez.

Vetëm 11 ditë më vonë, skuadra e Mourinhos do të luajë përsëri në shtëpi, por këtë herë do ta presë rivalin e përjetshëm, Liverpoolin. Pas këtij derbi, “Djajtë e kuq” do të luajnë kundër Crystal Palace dhe Southamptonit.

Pas këtyre dy ndeshjeve më të lehta ne letër, fillon tmerri i vërtetë për Mourinhon. Të mërkurën e javës së ardhmes, pas ndeshjes kundër Southamptonit, trajneri duhet ta përgatitë skuadrën për ndeshjen kthyese kundër PSG-së.

Pastaj më 9 mars do ta presin në shtëpi Arsenalit, e më 16 mars do të përballen me rivalët e qytetit, Manchester Cityn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat