Shaqiri: S’më çudit fakti që e sulmuan shumë Man Unitedin, sepse luan vetëm në mbrojtje

Futboll

Shaqiri: S’më çudit fakti që e sulmuan shumë Man Unitedin, sepse luan vetëm në mbrojtje

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 17:33
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka thënë se nuk ishte çuditur kur e kishte parë numrin e pabesueshëm prej 36 goditjeve të Liverpoolit ndaj Manchester Unitedit, duke ditur stilin e lojës së tij nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

Shqiptari i Zvicrës beson se skuadra e Jurgen Kloppit mund ta ruajë pozitën e parë në Premierligë deri në përfundim të kampionatit.

Shaqiri ia siguroi fitoren Liverpoolit ndaj rivalit të moçëm në derbin e së dielës me dy gola pasi erdhi në lojë nga stoli në minutën e 69-të. Derisa dy goditjet e tij përfunduan në portën e David de Geas falë devijimeve, meritat e fitores së parë të Liverpoolit në nëntë ndeshjet e fundit ndaj Manchester Unitedit nuk diskutohen, sepse të kuqtë e dominuan skuadrën vizitore në “Anfield”.

Ekipi i Kloppit kishte 36 goditje në fitoren 3-1 kundrejt gjashtë të Unitedit – më së shumti në një ndeshje të Premierligës këtë sezon – ndërsa secili lojtarë i Liverpoolit në fushë, përfshirë zëvendësuesit, që kishin bërë nga një goditje të paktën.

Roberto Firmino i kishte nëntë goditje, derisa Romelu Lukaku mezi e kishte prekur topin shtatë herë në pjesën e Liverpoolit gjatë gjithë ndeshjes.

“Nuk jam i habitur”, tha Shaqiri për numrin e goditjeve të Liverpoolit.

“Ne e dimë se Manchester Unitedi luan futboll mbrojtës, ata nuk e mbajnë shumë posedimin e topit. Për ne ka qenë me rëndësi të luanim me intensitet të lartë, duke bërë presion në pjesën e tyre dhe të luanim shpejt përpara dhe të krijonim shumë raste”, shtoi Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat