Shorti i Europës, Zanetti paralajmëron lojtarët e Interit

Futboll

Shorti i Europës, Zanetti paralajmëron lojtarët e Interit

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 00:37
Javier Zanetti

Zv. Presidenti i Inter-it Javier Zanetti thotë se shorti i Europa League shkoi mirë pasi do të përballen me Rapid Vienna, por paralajmëron lojtarët se nuk ka ndeshje të lehta.

Zikaltrit janë eliminuar nga Champions League pas barazimit 1-1 ndaj PSV dhe janë degraduar në Europa League.

Shorti është zhvilluar ditën e hënë në Nyon dhe Inter do të ndeshet me ekipin austriak të Rapid-it.

“Shkoi mirë, por e dimë se nuk ka ndeshje të lehta,” shprehet Zanetti për Sky.

“Do të na duhet të shohim se ku do të jemi në shkurt, por duam të jemi protagonistë.

“Jemi të zhgënjyer me eliminimin nga Champions League, por duhet të fokusohemi te Europa League tani pasi mbetet një kompeticion prestigjioz.

“Ka shumë skuadra të vështira dhe fitorja do t’i jepte prestigj klubit. Shpresojmë të shkojmë deri në fund.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat