Zblulohet kur do të firmoset kontrata e re e Icardit

Futboll

Zblulohet kur do të firmoset kontrata e re e Icardit

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 09:47
Mauro Icardi

Interi programon rinovimin sa më të shpejtë të Mauro Icardit, me marrëveshjen e re që me shumë mundësi do të firmoset në fillimin të vitit të ardhshëm, që përkon me pauzën e kampionatit dhe me hyrjen në skenë të administratorit të ri të deleguar, Beppe Marotta.

Kontrata e re do ta mbajë të lidhur argjentinasin me ngjyrat zikaltër deri në vitin 2023. Në këtë mënyrë, kontrata e rë parashikon një zgjatje me dy sezone të aktuales, që skadon në 2021-shin.

Aktualisht, Icardi përfiton 4.5 milionë euro, që plus bonuset shkon në 5.3 milionë euro. Për këtë ofertë, Ëanda Nara nuk ka thënë po, por ka dalë më pretendimin për një pagë prej 8 milionë eurosh neto në sezon.

Ndërkohë me ardhjen e Marottës në organikë, tashmë perspektiva premton për një mbyllje me sukses të këtij operacioni, ku nuk do të mungojnë edhe diskutimet për klauzolën e largimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat