Ronaldo ka dashur të bashkohet me Juventusin qysh në janar

Futboll

Ronaldo ka dashur të bashkohet me Juventusin qysh në janar

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 09:49
Cristiano Ronaldo

Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo e bëri të qartë se ishte i gatshëm të bashkohet me kampionët e Serie A që në janar.

Ronaldo, u largua nga Real Madridi për në Juventus  në një marrëveshje mahnitëse prej 112 milionë eurosh në muajin korrik, vetëm pasi i ndihmoi gjigantët spanjollë në një triumf të tretë radhazi të Ligës së Kampionëve.

Fituesi pesë herë i Topit të artë u ambientua në mënyrë të përsosur në Juve, duke shënuar 11 gola në Serie A dhe 12 në të gjitha garat, dhe Mendes pretendoi se bisedimet për të dërguar Ronaldon në Torino ishin duke u zhvilluar në fillim të vitit.

Në të vërtetë, Mendes thotë se ai foli me hierarkinë e Juventusit, përfshirë drejtorin sportiv Fabio Paratici dhe presidentin Andrea Agnelli, para se të përballeshin me Madridin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

"Ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit, kështu që shumë ekipe e donin atë," tha Mendes përmes Tuttosport. "Edhe kështu, Juve meritojnë shumë merita për të bërë këtë marrëveshje që ka ndodhur", vazhdoi ai.

"Cristiano më tha në janar se dëshironte të bashkohej me bardhezinjtë. Në atë moment, nuk mendova se një marrëveshje do të ishte e mundur, por mendoj se kam gabuar.Unë u takova me Paratici dhe [nënkryetarin Pavel] Nedved përpara ndeshjes Juve-Real në Torino [në prill] dhe pastaj u takova me Agnelli-t, kështu që fillova të besoj se një marrëveshje ishte e mundur", pohoi Mendes.

Mendes shtoi se negociatat mbi marrëveshjen zgjatën "dy ose tre muaj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat