Mourinho – Shaqiri, këtë nuk e ka pritur askush

Futboll

Mourinho – Shaqiri, këtë nuk e ka pritur askush

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 10:32
Mourinho – Shaqiri, këtë nuk e ka pritur askush

Është zbuluar një fakt rreth karrierës së Xherdan Shaqirit, që katë bëjë me Jose Mourinhon. Jose Mourinho raportohet se kishte tentuar të transferonte Xherdan Shaqirin në Manchester United, para se Liverpooli të siguronte shërbimet e lojtarit.

27-vjeçari realizoi dy gola të dielën në fitoren 3:1 të Liverpoolit ndaj Unitedit, në derbin e parë të madh që nga kalimi verës prej Stoket për 12 milionë funte.

Manchester Evening News raporton se para kalimit te Liverpooli, Shaqiri ishte cak i Mourinhos që e kishte konsideruar si lojtar të duhur për të mbushur zbrazëtirat në skuadrën e tij.

Megjithatë, portugezi nuk kishte vendosur të aktivizojë klauzolën e lojtarit.

Shaqiri ka shënuar pesë herë në 13 paraqitje sivjet në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat