Milani kërkon suksesin

Futboll

Milani kërkon suksesin

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 10:47
Milani kërkon suksesin

Milani do të luajë sot në mbrëmje në transfertë ndaj Bolognas, për të mbyllur javën e 16 të kampionatit Italian të futbollit. Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren për të mbajtur vëndin e 4 vënd i cili të dërgon sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.
Skuadra u eleminua në javën që lamë pas nga Europa League në një mënyrë të trupshme teksa u mposhtën 3-1 nga Olympiakos.

Megjithatë tani Milani do të jetë i fokusuar vetëm te kampionati ku do të kërkojë sot fitoren ndaj Bolognas, skuadër e cila luan për mbijetesë dhe i nevojiten pikë më shumë se kurrë.

Në këtë përballje Inzaghi i cili drejton Bolognjan për të sot do të jetë një sfidë pasi më parë ka laujtur me fanellën kuqezi ndërsa sot do kërkojë ti mundë ata edhe për të shpëtuar stolin e vet pasi është në prag shkarkimi . /albeu.com 
Formacionet e mundshme: 

Bologna 3-5-2 Skorupsi., Danilo Calabresi, Helander, Mattiello, Poli, Nagy, Orsolini, Dijks, Palacio, Santander.

Milan 4-4-2 Donnaruma, Zabata, Rodriguez, Abate, Calabria, Suso, Kessie, Bakayoko, Suso, Higuain, Cutrone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat