Balotellin e kërkon klubi i Serie A

Futboll

Balotellin e kërkon klubi i Serie A

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 11:22
Mario Balotelli

Mario Balotelli po kalon një moment të vështirë te Nica. Ai u la në stol gjatë ndeshjes së fundit ndaj Saint Etienne.

Gjithashtu futbollisti ka pasur probleme dhe me trajnerin e skuadrës Patrick Viera.

Sulmuesi deklaroi pak ditë më parë se dëshiron të largohet nga Nica për të luajtur në një klub të madh.

Së fundmi interes ka shfaqur klubi italian i Fiorentinës, edhe pse nuk është një klub i madh këtë transferim e ka kërkuar vetë trajneri Stefano Pioli.

Sipas mediave italiane, Fiorentina po kërkon të përforcohet në sulm ku janë dhe disa emra të tjerë përveç Balotellit, si Gabiadini, Muriel, dhe Sansone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat