Xherdan Shaqiri shkaktoi dy tërmete brenda gjashtë muajve!

Futboll

Xherdan Shaqiri shkaktoi dy tërmete brenda gjashtë muajve!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 11:37
Xherdan Shaqiri shkaktoi dy tërmete brenda gjashtë muajve!

Xherdan Shaqiri, ylli nga Kosova, reprezentuesi i kombëtares së Zvicrës, shkaktoi dy tërmete brenda 6 muajve! E para, në Kaliningrad të Rusisë dhe e dyta, në Liverpool me 16 dhjetor! Cilat janë tërmetet? Me 22 qershor të këtij viti në Kaliningrad, në minutën e fundit, pak minuta pa u bërë ora 22.00 shembi Serbinë! Goli i tij i solli fitoren me 2:1 Zvicrës dhe e eliminuan Serbinë nga Kampionati Botëror. Tërmeti i dytë i ndodhi trajnerit më të mirë në botë, Jose Mourinho. 

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp,  e futi në lojë Shaqirin në minutën e 70-t dhe brenda dhjetë minutave dy herë tronditi portën e Manchester Utd. Në minutën e 73-të nga rreth 12 metra qëlloi tërthorësen dhe topi futet në rrjetë dhe në atë të 80-tën nga rreth 17 metra ‘shpoi’ portën e ‘Djajve të Kuq’ dhe 3:0 për Liverpoolin.

Dhe të martën në orët e paradites, Manchester Utd vendosi ta shkarkoi Mourinho shkaku i humbjes së fundit, sepse ishte arritur kulmi. Shaqiri do të mbahet mend pr dy tërmete brenda 6 muajve dhe që i bëri me dhimbje koke, së pari Serbinë dhe së dyti Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat