Mourinho i shkarkuar por me xhepin plotë

Futboll

Mourinho i shkarkuar por me xhepin plotë

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 12:15
Mourinho i shkarkuar por me xhepin plotë

Jose Mourinho u shkarkua nga banka e Manchester Utd për rezultatet të dobëta.

Disfata ndaj Liverpoolit i kushtoi shtrenjtë portugezit, i cili pagoi në një farë mënyrë startin më të dobët të “Djajve të Kuq” në 28 vitet e fundit të Premier League.

Gjithsesi Mourinhon e ngushëllon fakti që nuk do të largohet duarbosh nga skuadra angleze. 55-vjeçari do të përfitojë plot 24 milionë funte dëmshpërblim, për shkak të prishjes të njëanshme të kontratës.  Kujtojmë që portugezi rinovoi në janar të këtij viti, teksa kontrata e tij skadonte në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat