Pogba reagon pas shkarkimit të Mourinhos

Futboll

Pogba reagon pas shkarkimit të Mourinhos

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 12:52
Pogba dhe Mourinho

Pas shkarkimit të trajnerit Jose Mourinhos nga Manchester United, ylli i skuadrës angleze, Paul Pogba, e ka tallur portugezin në Twitter, duke postuar një fotografi.

Pogba dhe Mourinho i kishin prishur marrëdhëniet gjatë këtij sezoni dhe kjo gjë u bë edhe më e dukshme fundjavën e kaluar, kur Mourinho e la atë në stol për 90 minutat e ndeshjes kundër Liverpoolit.

Përshkruajeni këtë”, shkruan Pogba në mbishkrimin e fotografisë, të cilën pas pak minutash e fshiu nga të gjitha llogaritë në rrjetet sociale.

Fillimisht, Pogba kishte qenë një ndër kapitenët në skuadrën e Mourinhos, mirëpo pas kritikave që i bëri publikisht taktikave të portugezit, ky i fundit i tha para të gjithëve se ai kurrë më nuk do ta mbajë shiritin e kapitenit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat