Rrezikon burgun pas denoncimit të ish-gruas

Futboll

Rrezikon burgun pas denoncimit të ish-gruas

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 14:43
Rrezikon burgun pas denoncimit të ish-gruas

Nuk kanë të mbaruar problemet për ish-lojtarin  e Barcelonës dhe Kombëtares së Meksikës, Rafael Markez.

Viti i kaluar ka qenë Botërori i pestë edhe i fundit për Markezin me Komëtaren e tij. Por, pavarësisht se ish-mbrojtësi mund të kishte bërë një jetë të qetë, telashet për të nuk kanë fund mesa duket.

Pas problemeve me policinë me akuzat për trafik droge, tashmë ish-gruaja e tij e ka denoncuar atë. Bëhet fjalë për një marrëveshje që të dy kanë nënshkruar më parë, pasi janë divorcuar.

Djali do të jetonte me të atin, ndërsa vajza me të ëmën. Problemet janë mbi detyrimet financiare që Markez nuk ka shlyer dhe tashmë mbi këto akuza rrezikon seriozisht burgun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat