Jetullahu i bashkohet Vëllaznimit

Futboll

Jetullahu i bashkohet Vëllaznimit

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 16:41
Jetullahu i bashkohet Vëllaznimi

Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova ka ambicie të mëdha, kërkon rikthimin në elitën e futbollit. Rezultatet jo aq të mira në pjesën vjeshtore kanë detyruar klubin kuqezi që të sjellin përforcime. Pas përforcimit me mbrojtësin Agron Beqirin e Onix, tani përforcohen edhe me mesfushorin Labinot Jetullahu.

“Labinot Jetullahu ka vendosur ti bashkohet Vëllaznimit. Mesfushori ishte pjesë e KF Drita, KF Trepça’89 dhe ne fund ishte pjesë e KF Onix, tani ka vendosur ti mbrojë ngjyrat kuq e zi të klubit gjakovar. Jetullahu ka nënshkruar kontratën që deri në qershor të vitit 2020 të qëndrojë në klubin kuq e zi”, bëhet e ditur nga Vëllaznimi. FC Vllaznimi renditet në vend të pestë me 29 pikë në Ligën e Parë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat