Emery kërcënon Tottenham: Në Kupë të njëjtin leksion si në kampionat

Futboll

Emery kërcënon Tottenham: Në Kupë të njëjtin leksion si në kampionat

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 21:22
Unai Emery

Dy javë pas fitores 4-2 në Premier League, Arsenal do të përballet sërish me Tottenham, këtë herë në çerekfinalet e Kupës së Ligës, një ndeshje që parashikohet spektakolare ashtu si ajo e kampionatit. Trajneri i Arsenal, Unai Emery, kërkon që skuadra e tij të luajë ashtu si në kampionat, për t’i dhënë rivalëve një tjetër “leksion”, sukses që do t’i kualifikonte në gjysmëfinalet e këitj turneu.

“Kjo është një ndeshje tjetër nga ajo e kampionatit, por ajo sfidë e parë ka qenë e rëndësishme për ne, pasi na karikuar edhe më shumë. Unë pres të njëjtin reagim nga ekipi im si në atë përballje, ku arritëm të përmbysin disavantazhin dhe të fitojmë. Kjo sfidë është e veçantë, është një derbi, ndaj fitorja është një detyrë për ne, për të kënaqur edhe tifozët tanë”, u shpreh Emery.

“Nëse luajmë me të njëjtin pasion dhe dëshirë ia dalim mbanë. Vijmë nga një humbje e papritur në kampionat dhe duam të hakmerremi në Kupë, për t’i dhënë Tottenham të njëjtin leksion si dy javë më parë. Na duhet të reagojmë për të vazhduar më tej rrugëtimin tonë. Me gjithë respektin që kemi për rivalët tanë, fitorja e Arsenal duhet të jetë detyrim në këtë sfidë”, tha Emery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat