Dusseldorf i bën dhuratë Bayern, i shkakton humbjen e parë Dortmund-it

Futboll

Dusseldorf i bën dhuratë Bayern, i shkakton humbjen e parë Dortmund-it

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 22:47
Pamje nga ndeshja

E pabesueshme por e vërtetë. Borussia Dortmund ka pësuar humbjen e parë të sezonit ndaj vendot të 15-të Dusseldorf me rezultatin 2-1. Skuadra e Favre ka qenë e përgjumur gjatë pjesës së parë dhe e ka paguar shtrenjtë. Bayern do të ketë mundësi të mërkurën të ngushtojë diferencën me kryesuesit.

Vendasit e nisin më mirë ndeshjen se kryesuesit dhe në minutën e 10’ humbin një mundësi të mirë me Takashi Usami. Por në minutën e 22’ erdhi goli i avantazhit. Ishte pikërisht Dodi Lukebakio ai që pas një aksioni personal doli vetëm për vetëm me portierin, e driblon dhe shtyn topin në portën e boshatisur. Pasi fundosi Bayern, tani ndëshkon edhe Dortmund. Miqtë kërkojnë të reagojnë me Gotze, por goditja e tij pritet nga portieri Rensing. Pas pushimit erdhi shuplaka e dytë e vendasve. Jean Zimmer lëshon një goditje të pakapshme nga distanca duke mposhtur portierin Burki.

Goli i dytë ishte shumë i rëndë për miqtë që mundohen të bëjnë diçka më shumë për të hapur ndeshjen, por e kanë shumë të vështirë dhe duken të befasuar nga forma e mirë e ekipit që para ndeshjes ndodhen në vend të 17-të. Në minutën e 81’ Dortmund ngushton diferencën me golin e Paco Alcacer. Ishte një aksion model nga kryesuesit e kampionatit, me Sancho që pasi dribloi dy-tre kundërshtarë pason te Piszczek i cili fut një kros të bukur në zonë që finalizohet nga Alcacer me kokë. Por minutat e mbetura nuk mjaftojnë që Dortmund të shpëtojë të paktën një barazim nga kjo sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat