Llapi ka mbetur pa trajner pas largimit të Bekim Shotanit.
Llapjanët brenda këtij sezoni kanë shkëputur marrëveshjen me një strateg për herë të dytë.
Podujevasit kanë arritur marrëveshje me trajnerin Shotani që të shkëpusin bashkëpunimin mes tyre.
“Me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe kryetrajnerit Bekim Shotani të cilit i ka skaduar kontrata me mbylljen e sezonit vjeshtor është mbyllur bashkëpunimi mes dy palëve me pëlqimin edhe të Kryetrajnerit për arsyeje familjare”.
“Kryesia e KF Llapit, Kryetari i klubit, Beqir Batatina dhe Drejtori ekzekutiv-sportiv, Tahir Batatina falënderojnë Bekim Shotanin për kontributin e dhënë dhe për punën profesionale si Kryetrajner i skuadrës së Llapit”, shkruan në njoftimin e klubit.
Theksojmë se ditë më parë skuadra llapjane ka humbur edhe shërbimet e portierit, Bledar Hajdinit, i cili u transferua te Ballkani.
Ndryshe, Llapi muaj më parë kishte shkarkuar edhe trajnerin e mirënjohur shqiptar, Bylbyl Sokolin.