Guardiola e ‘shpall’ hero Arijanet Muriqin

Futboll

Guardiola e ‘shpall’ hero Arijanet Muriqin

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 08:26
Pep Guardiola

Pep Guardiola është deklaruar pas kalimit në gjysmëfinale të EFL Cup.

Manchester City e eliminoi Leicester Cityn nga gjuajtjet e penalltive, ndërsa Pep Guardiola i ka dhënë meritat Arijanet Muriqit.

“Aro është aq i madh.”, e filloi Guardiola duke qeshur

“Ai është i shpejtë me reagime dhe ka shumë fuqi në këmbët e tij. Mori vendimin e duhur edhe te penalltia e Harry Maguires që nuk arriti ta mbrojë.

“Kjo është shumë e mirë për atë. Ai është stërvitur shumë, është shumë i turpshëm (i ndruajtur). Është moment i mirë.

“Ai meriton duartrokitje të mëdha sepse bëri mirë gjatë ndeshjes, ishte i shkëlqyer.”, ka shtuar më tej trajneri spanjoll.

Koha e rregullt kishte përfunduar 1 me 1, ndërsa Manchester City fitoi 3 me 1 nga gjuatja e penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat