Presidenti i Napolit tregon shifrën që refuzoi për Koulibaly

Futboll

Presidenti i Napolit tregon shifrën që refuzoi për Koulibaly

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 09:46
Napoli

Aurelio De Laurentis ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante, në lidhje me një ofertë faraonike që ka marrë nga kampionati anglez, për transferimin e mbrojtësit senegalez, Koulibaly.

Gjatë një interviste, bosi napolitan refuzoi të pranojë se te skuadra e tij nuk ka lojtarë “top player”, duke treguar edhe detajet e ofertës për mbrojtësin senegalez.

Kush tha që ne nuk kemi “top player” në ekip? Unë kam refuzuar 105 milionë euro për Koulibaly. I ka ofruar Mourinho, për ta marrë te Manchester United dhe unë nuk pranova. Si mund të thoni që nuk kemi lojtarë të mëdhenj”, deklaroi De Laurentis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat