Muriqi tregon si ua priti penalltitë lojtarëve të Leicesterit

Futboll

Muriqi tregon si ua priti penalltitë lojtarëve të Leicesterit

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 10:15
Arijanet Muriqi

Portieri i ekipit kombëtar të Kosovës, Arijanet Muriqi, ka thënë se ndihet shumë mirë që i ndihmoi skuadrës së tij të mposhtë Leicester Cityn dhe të kalojë në gjysmëfinales të kupës së ligës në Angli.

Manchester City kaloi në gjysmëfinale të Carabo Cup, pas një ndeshjeje dramatike ndaj Leicester Cityt, të cilën e fitoi 3-1 me penallti (1-1 koha e rregullt) falë heroit të mbrëmjes, Muriqit, i cili priti dy 11-metërsha.

“Po i prisja. Thjesht e shikoja topin dhe prisja deri sa ata (lojtarët e Leicesterit) e godisnin topin dhe më pas reagoja”, tha Muriqi.

“Është një ndjesi madhështore”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat