Mungesa e golave te Milani, reagon Higuain

Futboll

Mungesa e golave te Milani, reagon Higuain

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 10:47
Gonzalo Higuain

Më shumë se shtatë javë pa shënuar. Për Gonzalo Higuain mund të flitet për një krizë, që mbase po zgjat përtej pritshmërive.

Edhe dje, argjentinasi u paraqit dobët, teksa te Milani shpresojnë tek ai për një renditje mes katër të parave.

Lidhur me këtë aspekt, sulmuesi tha: “Golat janë detyra ime dhe për të shkuar në Champions, duhen gola. E di gjithashtu se duhet të jem më i qetë dhe të ndihmoj ekipin, sepse golat do të vijnë”.

Përveç krizës para porte, Higuain përflitet edhe për një largim nga kuqezinjtë, të cilët nuk janë të kënaqur me rendimentin e tij.

“Ka 13 vjet që dëgjoj këto zëra, e imagjinoni dot çfarë do të ndodhte nëse do t’iu kushtoja vëmendje. Jam mësuar tashmë. Për mua është krenari që mbaj numrin 9 të Milanit, sepse e kanë mbajtur shumë lojtarë të mëdhenj e Inzagi ka qenë njëri tyre. Edhe si rival ka qenë vrastar”, përfundoi “El Pipita”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat