"Ai është i ftohtë, akull", De Bruyne çuditë me portierin e Kosovës

Futboll

"Ai është i ftohtë, akull", De Bruyne çuditë me portierin e Kosovës

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 10:54
"Ai është i ftohtë, akull", De Bruyne çuditë me portierin e Kosovës

Manchester City u kualifikua për në gjysmëfinale të “Carabao Cup”, të martën mbrëma, pas një përplasjeje dramatike me Leicester City, duke arritur kulmin te goditja e penalltive, prej nga “qytetarët” triumfuan 3:1, falë “heroizmit” të Arijanet Muric, portierit të kombëtares së Kosovës.

Një ndeshje, që pati edhe rikthimin e Kevin De Bruyne në fushat e blerta. Ndërkombëtari belg, i cili mori 71 minuta aktivizim, pati lavdërime të shumta për portierin 20-vjeçar. "Ishte një ndeshje e hapur dhe në fund, ky djalë na ndihmoi të siguronim gjysmëfinalen, - tha belgu për “Sky Sports”.

“Ai bëri disa pritje të mëdha. Nuk ka emocione, është i ftohtë, akull. Arijanet bëri atë që duhej të bënte, por në fund mendoj se është vetëm një moment i bukur për të". De Bruyne ka qenë i dëmtuar dhe tifozët e Manchester City ishin të etur për kthimin e tij.

“Është e vështirë të luash, pasi ke qenë i dëmtuar për pesë muaj, - tha duke qeshur belgu. - Por, tani ndihem mirë. Kam luajtur 70 minuta dhe kjo është një shenjë vërtet e mirë për mua. Ndihem pak i ngurtë, por jam i lumtur të kontribuoj sërish.

Dhe, sigurisht, ne duam të fitojmë tituj, prandaj jemi në gjysmëfinale. E dimë se janë edhe dy ndeshje të tjera në këtë garë dhe mund të luftojmë përsëri për një tjetër trofe. Ky është qëllimi ynë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat