Presidenti i Interit: Ka ardhur koha të mendojmë seriozisht për titullin kampion

Futboll

Presidenti i Interit: Ka ardhur koha të mendojmë seriozisht për titullin kampion

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 11:38
Stiven Zhang

Në vitet e fundit, Interi ka qenë shumë larg pritshmërive dhe nga objektivi që ka pasur vazhdimisht për titull kampion, doli në objektivin për të luajtur në Kupat e Europës.

Megjithatë, ajo periudhë duket se është lënë pas, të paktën kështu thotë presidenti Stiven Zhang.

Në një prononcim për mediat gjatë mbrëmjes së Krishtlindjeve që klubi zikaltër kishte organizuar, Zhang e ka cilësuar vitin 2018 si mjaft të bukur dhe të suksesshëm.

Ai shprehet se kualifikimi në Ligën e Kampionëve ka qenë një nga gjërat më të bukura të viteve të fundit.

“Në krahasim me 5 vite më parë, mund të them se gjithçka ka ndryshuar për mirë. Viti 2018 ishte shumë i bukur dhe i veçantë duke qenë se u kualifikuam në ‘Champions’ dhe të gjithë do ta mbajmë mend atë gol të Vesinos që na bëri të luanim me ekipet më të mira në botë.

Kur shoh disa ndeshje të Interit, mendoj se jemi të pamposhtur, kështu që ka ardhur koha të flasim dhe të mendojmë seriozisht për titullin kampion dhe suksese të tilla”, tha mes të tjerash Zhang.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat