Juventusi gati të transferojë lojtarin që e do e gjithë Europa

Futboll

Juventusi gati të transferojë lojtarin që e do e gjithë Europa

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 11:40
Matthijs de Ligt nga Ajaxi

Juventus është shumë afër të transferojë Matthijs de Ligt nga Ajaxi.

Babai i mbrojtësit holandez bëri me dije ditë më parë se “Zonja e Vjetër” është duke i prirë garës për transferimin e djalit të tij, por që janë edhe skuadrat tjera në garë.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, është duke tentuar që të arrijë marrëveshje me De Ligt në janar, ndërsa transferimi të kompletohet në verën e ardhshme.

Ajax ka bërë me dije se nuk do ta lejojë mbrojtësin të largohet në janar, po ashtu edhe nën shumën e 60 milionë eurove.

Juventus duhet të paguajë shumë e vendosur, duke ditur se edhe Manchester City dhe Barcelona i duan shërbimet e De Ligt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat