Kështu e thërrasin tifozët anglez reprezentuesin e Kosovës

Futboll

Kështu e thërrasin tifozët anglez reprezentuesin e Kosovës

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 11:59
Arijanet Muric

Është momenti i Arijanet Muric, portierit të talentuar të Kosovës.

20-vjeçari priti mbrëmë dy penallti kundër Leicester City, për ta dërguar Manchester Cityn në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë.Pas ndeshjes, Muric dhe lojtarët shkuan për të festuar me tifozët që kishin udhëtuar për të mbështetur Cityn.

Dhe natyrisht, emri që më së shumti u përmend nga tifozët ishte ai i talentit të Kosovës.

“Muric, Muric, Muric”, thërrisnin tifozët në tribuna, teksa edhe shokët e skuadrës festuan me shqiptarin, që padyshim, është momenti më i veçantë për të deri më tani në karrierë dhe vështirë se do ta harrojë ndonjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat