Avdijaj: Ishte më se e pritur kjo fitore

Futboll

Avdijaj: Ishte më se e pritur kjo fitore

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 13:10
Avdijaj: Ishte më se e pritur kjo fitore

Reprezentuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, shprehet se është i lumtur që me Willem II janë kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Holandës, pasi që e mundën me 3:0 AFC-n.  Futbollisti tha se nuk ka edhe ndeshje të lehta. “E dinim se nuk do të jetë e lehtë, nuk ka skuadër të lehtë, por ne kemi ekip të mirë me shumë kualitete dhe për këtë jemi në rundin tjetër. Ishte më se e pritur kjo fitore, bëmë atë që duhej dhe jemi të lumtur që jemi kualifikuar në çerekfinale”, tha Avdijaj, që e ka fokusin për ndeshjet në kampionat. Willem II ballafaqohet të dielën me FC Emmen nga ora 16:45.  “Tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e së dielën, është shumë e rëndësishme për ne, të fitosh është ndjenjë e mirë”, tha sulmuesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat