Arijanet Muriq ka qenë protagonist mbrëmjen e djeshme në Kupën e Anglisë ku Manchester City eliminoi Leicesterin pas penalltive me 3:1. Porteri i kombëtares së Kosovës priti 2 penallti dhe trajneri Guardiola e konsideron zbulimin e këtij sezoni.
“Ne arritëm deri në finale sezonin e shkuar, prandaj do të luajmë edhe këtë vit. Tani jemi në gjysmëfinale dhe nuk e dimë si do të shkoj më tej. Ashtu si sezonin e fundit ku i mrekullueshëm ishte Claudio Bravo, këtë sezon ishte Muriq. Aro është i madh, ka shumë reflekse dhe mori vendimet e duhura. Kjo ndeshje ishte eksperiencë e madhe për të. Është i talentuar dhe i turpshëm. Meriton vetëm duartrokitje”, u shpreh Guardiola.