Sahiti me shokë fiton betejën e parë: Kemi bërë padinë e radhës për Besën e Pejës!

Futboll

Sahiti me shokë fiton betejën e parë: Kemi bërë padinë e radhës për Besën e Pejës!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 14:17
Sahiti me shokë fiton betejën e parë: Kemi bërë padinë e radhës për Besën e Pejës!

Besa nga Peja është në krizë të thellë financiare e cila po kalon ditë të vështira, ndërsa disa nga futbollistët u ankuan në Federatën e Futbollit të Kosovës përkatësisht në dhomën e konflikteve, ku bën pjesë e ku bën pjesë edhe një prokuror dhe fituan betejën e parë përballë pejanëve. FFK iu ka dhënë të drejtë futbollistëve dhe iu është shkëputur kontrata me klubin Besa.

Futbollistët që janë ankuar: Samir Sahiti, Edmond Turku, Festim Krasniqi, Lauren Ismajlaj, Bergin Maliqi, Almedin Murati.  Samir Sahiti për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se kanë bërë padinë e radhës. “Tash kësaj pune do ti shkojmë deri në fund dhe ta kërkojmë atë që na takon, pra obligimet financiare të klubit ndaj nesh. Kemi bërë padinë e radhës dhe shpresojmë në përkrahje maksimale nga FFK, ngase na takon me ligj dhe rregullore që të na përmbushën obligimet bazuar në kontratë.

Tani mbetet të shohim se ku do të shkoj gjysmësezonën e ardhshme, një është e sigurt se do të jetë një nga klubet më të mëdha në vend”, tha Sahiti.  Siç merret vesh nëse Besa nuk i kryen obligimet fillimisht  deri në fund të javës do t’i merren 6 pikë, por ka mundësi edhe të përjashtohet nga garat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat