Po rritet, po rritet...

Futboll

Po rritet, po rritet...

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:05
Xherdan Shaqiri

Andy Robertson ka lavdëruar Xherdan Shaqiri për mënyrën se si ka arritur të adaptohet kaq shpejt me jetën në Liverpool.

Shaqiri ishte vendimtar të dielën në fitoren kundër Manchester Unitedit në “Anfield”, numri 23 realizoi shpejt dy gola për ta dërguar rezultatin në 3:1, për të shkuar në pesë deri më tani këtë sezon.

27-vjeçari gjithashtu ka bërë tri asistime në 17 paraqitje – nëntë prej të cilave kanë qenë si titullar për të kuqtë dhe Robertson ka mbetur i impresionuar me formën që po kalon ish-anësori i Stoke City.

“Ai po rritet dita ditës ashtu si shanset për të luajtur. Shaq është ambientuar shumë shpejt, më shpejt se unë dhe për këtë meriton lëvdata”, tha Robertson.

“Ai ka mësuar mënyrën e lojës. Ka qenë fantastik gjatë gjithë këtij sezoni dhe kërcënim për kundërshtarët. Statistikat i ka shumë të mirë dhe ato do të vazhdojnë të rriten”.

“Nëse shikojmë në stol, janë disa lojtarë që mund të jenë të zhgënjyer që nuk startojnë, ne duhet të luftojmë për çdo pozicion – është bukur të kesh skuadër të madhe”, shtoi ai.

“Shaqiri erdhi nga stoli dhe tregoi se çfarë mund të bëjë duke shënuar 2 gola… ashtu si Hendo që bëri ndeshje të madhe kur hyri”.

“Këta djelmosha janë të zhgënjyer që nuk luajnë shumë, por me t’u inkuadruar në lojë ndryshuan gjithçka. Ishte paraqitje e mirë e gjithë skuadrës”, shtoi ai mes tjerash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat