Reali e do sa më parë transferimin e Palacios nga River Plate

Futboll

Reali e do sa më parë transferimin e Palacios nga River Plate

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:14
Exequiel Palacios

Kampionët e Evropës këmbëngulin për blerjen e futbollistit të talentuar argjentinas.

Real Madridi ka përshpejtuar bisedimet për të mbyllur përfundimisht blerjen e Exequiel Palacios.

Eliminimi i parakohshëm në Botërorin për klube i River Plate ka detyruar presidentin D’Onofrio të ulet në bisedime me drejtuesit madrilenë për të mbyllur këtë operacion i cili do të mbushë me 20 milionë euro arkën e klubit argjentinas.

Palacios do të nënshkruajë për pesë sezone por pritet që pas blerjes së tij, lojtari të qëndrojë te River Plate si i huazuar deri në qershor ku do të ketë më shumë hapësira për të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat