Shaqiri tregon ëndrrën që e ka me Liverpoolin

Futboll

Shaqiri tregon ëndrrën që e ka me Liverpoolin

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 17:27
Xherdan Shaqiri

Ylli i Liverpool, Xherdan Shaqiri ka folur në një intervistë të shkurtë për faqen zyrtare të ‘Të Kuqëve’. 

Shaqiri është shëndrruar në lojtarin më të përfolur në ishull, falë dygolëshit që shënoi ndaj Manchester United.

Ai po konsiderohet si një nga transferimet më të lira dhe më të qëlluara nga Jurgen Klopp.

Teksa po shikonte foton e parë me trajnerin gjerman, futbollisti zvicerian u shpreh: ”Ishim të lumtur që gjithçka ka përfunduar dhe mund ta nisnim një epokë të re”.

”Shpresojmë që të kemi suksese së bashku. Më e rëndësishme është që të fitojmë ndeshjet”.

”Ëndrra ime është që të fitojë ndonjë trofe me këtë ekip”, u shpreh Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat