Llapi emëron kryetrajnerin e ri

Futboll

Llapi emëron kryetrajnerin e ri

Nga: K. G. Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 17:43
Llapi emërojnë kryetrajnerin e ri

Pas largimit të Bekim Shotanit, skuadra e futbollit Llapi nga Podujeva, që pretendon titullin e kampionit, emëron kryetrajnerin e ri. Xhengis Rexhepi është kryetrajner i ri. Rexhepi, 36 vjeç, i lindur në Tetovë të Maqedonisë, është trajner i licencuar me 'UEFA A Pro Licence'. Para se të emërohej kryetrajner i Llapit, Rexhepi ishte ndihmëstrajner tek skuadra e Sivassporit në Turqi, ndërsa mban postin po ashtu të ndihmës selektorit në Përfaqësueses së Maqedonisë. Rexhepi premtoi punë profesionale, disiplinë dhe përkushtim për të arritur objektivat të cilat i ka Llapi dhe tha se ndihet i nderuar që do mbaj postin e Kryetrajnerit të një klubi të madh siç është Llapi. Po ashtu ai kërkoi përkrahje maksimale nga simpatizuesit e klubit në të gjitha ndeshjet që rruga drejt titullit kampion të jetë më e lehtë dhe e arritshme”, bëhet e ditur nga FC Llapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat