Barça kërkon ish-mbrojtësin e Real, Messi del kundër

Futboll

Barça kërkon ish-mbrojtësin e Real, Messi del kundër

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 19:21
Messi

Barcelona po shpejton për të nënshkruar me një qendërmbrojtës. Është emergjente dhe Messi e ka kërkuar këtë gjë. Por kjo nuk do të thotë që ta blesh me çfarëdolloj çmimi dhe as për shkak të dëshpërimit. 

Leo e ka të qartë, nëse një qendërmbrojtës vjen, atëherë ai duhet të jetë një lojtar që ka nivelin për të luajtur tek Barcelona. Ose një i ri me të ardhme, ose një futbollist eksperimental që e pranon rolin e zëvendësuesit.

Duke u bazuar te parametrat e mësipërm, sipas "Don Balon", klubi spanjoll ka vendosur një emër mbi tavolinë, të cilin Messi nuk vonoi ta refuzojë: atë të Pepe. Mbrojtësi portugez është lojtar i lirë pas prishjes së kontratës me Besiktas-in, klubi i cili po kalon një situatë ekonomike delikate.

Në zyrat e “Camp Nou”, e shinin si një mundësi të mirë afrimin e Pepe, pavarësisht të shkuarës së tij te Real Madrid. Ka eksperiencë, do të merrej me kosto zeroe do të pranonte rolin e zëvendësuesit.

Por Messi nuk dëshiron të flasë aspak për këtë. Nuk dëshiron të marrë një “pensionist” në skuadër. Duke qenë se Pepe është 35 vjeç, "Pleshti" nuk beson se ai vazhdon të ketë nivelin e lojtarit që Barça kërkon dhe, në fund, edhe e shkuara e tij në Madrid është kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat