Klopp zbulon blerjen "big" të janarit, talenti i Napolit drejt Premier League

Futboll

Klopp zbulon blerjen "big" të janarit, talenti i Napolit drejt Premier League

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 20:23
Jurgen Klopp

Liverpool e ka kërkuar edhe më parë, por tashmë Jurgen Klopp e ka seriozisht dhe insiston me çdo kusht të sjellë në Premier League sulmuesin e Napolit, Lorenzo Insigne. Sipas “Daily Mirror”, sulmuesi 24-vjeçar është i përshtatshëm për skemat e trajnerit Klopp, një lojtar që do të zëvendësonte në mënyrë të përkryer treshen sulmuese Mane-Salah-Firmino.

Insigne ka një kontratë me Napolin që skadon në vitin 2022, nga e cila përfiton 4,5 milionë euro në sezon, por kjo shumë nuk është aspak problem për “reds” edhe pse për momentin presidenti De Laurentiis nuk ka dhënë asnjë çmim për lojtarin e tij. Ndeshjet që dy ekipet zhvilluan në Champions League kanë bindur trajnerin gjerman që të investojë tek talenti i kombëtares italiane.

Klopp kërkon të ketë një sulmues të aftë në stol, të shpejtë, teknik dhe të saktë para porte, që të zëvendësojë 3 të paprekshmit në çdo moment. Dhe Lorenzo Insigne konsiderohet ideal për këtë pozicion, një lojtari i ri dhe që do të shkëlqente edhe te skuadra e Liverpool, që këtë sezon synon të triumfojë si në Premier League ashtu dhe Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat