“Dëshmorët e Gjakovës” në pullë postare

Gjakova

“Dëshmorët e Gjakovës” në pullë postare

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 17:06
Foto

Është përzgjedhur dizajni i pullës postare me temë “Dëshmorët e Gjakovës”. E kjo pullë postare është në qarkullim nga sot.

Shoqata e Intelektualëve të Gjakovës ka përshëndetur programin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, që e ka vënë në veprim projektin me titull "Dëshmorët e Gjakovës".     

Këto pulla postare janë dëshmi e përhershme për ta sjellë në kujtesë dhe për të mos i harruar vitet 1989/1990 dhe të gjitha ato që ka përjetuar popullata shqiptare e Gjakovës dhe e fshatrave të Gjakovës dhe jo vetëm, si flakët e luftës dhe viktimat në beteja, dëbimin e banorëve nga fshatrat, strehimin në familjet e Gjakovës, ndihmat dhe shpresën për liri”, ka thënë shoqata.

Sipas tyre, me këtë projekt ministria e ka realizuar qëllimin që të shënojë dhe të lërë gjurmë të zhvillimit historik të ngjarjeve, të situatave tepër të rënda, të angazhimeve, të veprimtarisë së personave dhe të këtyre familjeve.

Reagimin e Shoqatës së Intelektualëve të Gjakovës, e ka bërë publik ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“Me ndihmën e juaj, kemi përzgjedhur dizajnin e preferuar të pullës postare me temë "Dëshmorët e Gjakovës". Nga sot, kjo pullë postare është në qarkullim, duke ju falënderuar bashkëpunimit të Postës së Kosovës”, ka shkruar ai në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat