Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit i del në ndihmë Komunës së Gjakovës

Gjakova

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit i del në ndihmë Komunës së Gjakovës

Më: 10 janar 2019 Në ora: 21:18
Gjakovë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pas kërkesës zyrtare nga ana e Komunës së Gjakovës, i ka dalë në ndihmë kësaj komune në pastrimin e rrugëve.

Siç njofton MIT, Gjakova është një nga rajonet më të rënduara nga reshjet e borës, trashësia e së cilës ka arritur deri në një metër.

“Për pasojë rrugët e kësaj komune janë vështirë të kalueshme për dy ditët e fundit. Me kërkesë zyrtare të komunës së Gjakovës, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me kapacitetet që ka do të intervenojë në pastrimin e rrugëve nga bora në këtë komunë.

Rikujtojmë se rrugët që janë në menaxhimin e MIT, janë në gjendje të mirë për qarkullim’, thuhet në njoftimin e MIT-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat