Selimaj viziton tre të lënduarit nga shpërthimi i një bombole në Rahovec

Gjakova

Selimaj viziton tre të lënduarit nga shpërthimi i një bombole në Rahovec

Më: 19 janar 2019 Në ora: 14:49
Ali Selimaj viziton të lënduarit nga shpërthimi i një bombole në Rahovec

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, vizitoi të lënduarit e një nate më parë, në fshatin Ratkoc të Rahovec.

Selimaj bisedoi me tre të lënduarit, që kishin pësuar djegie në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, përderisa kujtojmë që të lënduar ishin edhe 12 persona të tjerë, por që të gjithë janë liruar në shtëpi.

Tre persona që kishin marrë lëndime më të rënda ishin djali i pronarit të lokalit dhe dy punëtorët e të njëjtit lokal.

Sipas doktorit kujdestarë edhe gjendja e këtyre të fundit është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti ka ndodhur, nga shpërthimi i një bombole të gazit e cila kishte shpërthyer në podrumin e lokalit “ Te Dollari “, dhe nga vlerësimi preliminar i policisë, konsiderohet si shpërthim aksidental, por hetimet për të njëjtin rast janë duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat