Dy fëmijë dyshohet se u helmuan nga produktet të blera në një market

Gjakova

Dy fëmijë dyshohet se u helmuan nga produktet të blera në një market

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:09
Ilustrim

Një person ka raportuar se në një lokal-market në Junik ka blerë disa artikuj ushqimorë nga të cilët dy fëmijët e vëllait të tij janë helmuar, njofton Policia e Kosovës.

Fëmijët janë dërguar në spitalin e Gjakovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektorët komunalë.  

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat