Dënohet me burg të përjetshëm vrasësi i gruas dhe vajzës në Brekoc të Gjakovës

Gjakova

Dënohet me burg të përjetshëm vrasësi i gruas dhe vajzës në Brekoc të Gjakovës

Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:41
Pjetër Ndrecaj me gruan dhe vajzën

Gjykata e Apelit e ka dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin e bashkëshortes dhe vajzës së tij, Pjetër Ndrecaj në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Gjykata e Apelit përmes një komunikate për media ka njoftuar se duke vendosur sipas ankesave, e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë të datës 19.11.2018.

“Veprimet e të akuzuarit P.N. janë ri cilësuar si “Vrasje e rëndë nga neni 179, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.11., i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe ndaj tij është shqiptuar dënimin më BURGIM TË PËRJETSHËM. Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkalles së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese, e ato posaçërisht rënduese dhe se këto rrethana mbizotërojnë shumëfish më tepër”, thuhet në njoftimin e gjykatës së Apelit.

Apelit tutje ka theksuar se ‘Pranimi i fajësisë, thuhet më tutje në aktgjykim, dhe shqiptimi i dënimit unik prej 24 viteve burgim, nuk është adekuat me peshën e veprës penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit. Kjo për faktin se janë shkaktuar pasoja tepër të rënda me rastin e privimit nga jeta të bashkëshortes së tij V.N dhe vajzës së tij K.N., e që ka mundur të shkaktohen pasoja edhe më të rënda’.

Gjykata e Apelit vlerëson se duke qenë se janë shkaktuar pasoja tejet të rënda si objekt mbrojtës i veprës penale vrasje e rëndë, e që është jeta e njeriut si vlera më e madhe e mbrojtjes penalo juridike,  dhe vepra penale është kryer në rrethana posaçërisht renduese, në këtë mënyrë janë plotësuar dy kushte ligjore nga neni 44 i KPRK-së, për shqiptimin e dënimit me burgim te përjetshëm.

“Përveç kësaj  i akuzuari në mënyrë permanente, ka pasur sjellje të këqija ndaj bashkëshortes se vet, dhe duke ushtruar dhunë. Po ashtu vepra penale është kryer në prezencë të fëmijëve dhe  vëllezërve të viktimës, e ku pasojat kanë mundur të jenë edhe më të rënda”, thuhet në fund të komunikatës nga Gjykata e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat