Rasti i Ndrecajt që vrau gruan dhe vajzën, hetohen disa policë

Gjakova

Rasti i Ndrecajt që vrau gruan dhe vajzën, hetohen disa policë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 20:41
Pjetër Ndrecaj u gjet fajtor për vrasjen e gruas dhe vajzës

Gjykata Themelore e Gjakovës e kishte dënuar me 24 vjet burgim Pjetër Ndrecajn pasi që ai ishte gjetur fajtor për vrasjen e gruas dhe vajzës. Por me këtë nuk ishin pajtuar Prokuroria Themelore. Prokurori i rastit kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit.

Apeli e ka gjetur si të bazuar ankesën e Prokurorisë, pasi e ka dënuar Ndrecajn me burgim të përjetshëm.

E këtë vendim të Apelit nuk ka dashur ta komentojë avokatja e Pjetër Ndrecajt, Fehmije Zhubi.  

Por, kjo nuk është e tëra çfarë po ndodh me këtë rast.

Prokuroria është duke hetuar edhe disa policie të cilët dyshohet se e kanë keqpërdor pozitën zyrtare.

Përveç policëve sipas kryeprokurorit Selimaj ka edhe persona të tjerë të cilët do të intervistohen nga Prokuroria.

Ndërkohë, tashmë nga Gjakova janë larguar familjarët e të ndjerës Valbona Ndrecajt.

Por vëllai i saj, Shkelzen Marku ka thënë se masa që i është caktuar kryesit të veprës nuk ia heq dhimbjen që kanë motrën dhe mbesën.

Vëllai i Valbonës thotë se nuk kanë marrë ndihmë nga askush e madje nuk u është ofruar as siguri e për këtë janë detyruar që të ikin nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat